Gossip Showbiz

Historia e saj e përdhunimit shokoi botën, reagon për herë të parë Demi Lovato!

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Demi Lovato bëri një rrëfim tronditës për të kaluarën e saj në serinë e dokumentarëve “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”. Lovato ka treguar që është sulmuar dy herë seksualisht. Pas këtij rrëfimi që shokoi gjithë botën, 28-vjeçarja ka folur për herë të parë për revistën “People”.

Ndonjëherë njerëzit dëgjojnë këngët e mia nga adoleshenca dhe më thonë ‘Oh, ke qenë shumë e zemëruar atëherë’ dhe unë ju them tani ‘Po, dhe tani mund ta kuptoni pse kam qenë e zemëruar. Fakti që e tregova para kamerave dhe që e di se njerëzit e kanë parë, është shumë çliruese. Është fuqizuese. Dhe më ka nxjerrë jashtë të gjithë atë inat që kisha brenda. Kisha lëshuar shumë zemërim paraprakisht, por kjo ishte si një finale e çlirimit të plotë, tani mund të shërohem plotësisht pas kësaj historie.

Ajo ka shtuar se shpreson që pas këtij rrëfimi të mund të ndihmojë edhe njerëzit e tjerë.

Abuzimi seksual është diçka që shumë njerëz e shohin si tabu për të folur dhe për ta treguar, por unë dua t’ju them njerëzve se ju mundeni dhe është shumë në rregull.

Rikujtojmë, se bukuroshja në korrik të vitit 2020 u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më pas dyshja i dhanë fund romancës së tyre. Por në një intervistë të dhënë së fundmi gjithashtu, ajo ka shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhë për orientimin e saj seksual.