Gossip Showbiz

“Kam humbur virgjërinë në një përdhunim”…këngëtarja e njohur trondit me rrëfimin e saj!

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka rrëfyer disa detaje mjaft tronditëse për të kaluarën e saj në serinë e dokumentarit “Demi Lovato: “Dancing With the Devil”. 28-vjeçarja ka treguar se është sulmuar dy herë seksualisht, në 2018-në, natën e mbidozës nga shitësi i drogës, ndërsa kur ishte vetëm 15-vjeçe ajo zbuloi se ishte abuzuar seksualisht nga një adoleshent tjetër kur punonte për “Disney Channel” në fund të viteve 2000.

Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie konsensuale.

Lovato tregoi gjithashtu sesi ishte përdhunuar kur ka qenë adoleshente.

Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera.

Kujtojmë se në korrik të 2020-s, Demi Lovato u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më vonë ata të dy u ndanë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhe për orientimin e saj seksual.