Gossip Showbiz

“Së shpejti do t’i tregoj botës se çfarë jam”..çfarë po nënkupton me këtë Demi Lovato?

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura. Në korrik të vitit 2020 Demi Lovato u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më pas dyshja i dhanë fund romancës së tyre. Para pak kohësh këngëtarja 28-vjeçare ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram se cila është gjëja më e bukur e të qenurit beqare.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi, bukuroshja ka shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhë për orientimin e saj seksual. Në një intervistë për revistën “Glamour”, ajo u shpreh:

Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time. U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull. Me meshkujt, me të cilët kam qenë në lidhje, kur vinte puna tek marrëdhëniet intime, nuk doja të bëja asgjë. Nuk kishte fare lidhje personi me të cilin isha. I vlerësoja ata njerëz më shumë për miqësinë e tyre se sa për romancën dhe nuk doja romancë nga askush tjetër nga seksi i kundërt.

Këngëtarja ka treguar se e di të vërtetën e saj.

Unë e di kush jam dhe çfarë jam, por thjesht po pres një kohë të caktuar derisa të dalë dhe t’i tregojë hapur botës çfarë jam. Po ndjek kohën e shërimit tim dhe po e përdor këtë kohë që të studioj dhe edukoj veten në udhëtimin tim dhe çfarë do të bëjë.

Rikujtojmë, se së fundmi Lovato ka deklaruar se ishte shumë pranë vdekjes pas mbidozës së drogës në vitin 2018.