Celebrities Film & Tv

Historike! Aktori i njohur shpallet i nominuari më i vjetër për “Oscar”

Ai ka shënuar historinë si aktori më i vjetër i nominuar për një çmim të Akademisë në kategorinë e “Aktorit më të mirë”. Bëhet fjalë për aktorin e famshëm, Anthony Hopkins. 83-vjeçari është nominuar për rolin e tij kryesor në filmin “The Father”. Ai është nominuar së bashku me një sërë emrash të njohur të botës kinematografike: aktori i ndjerë, Chadwick Boseman për “Black Bottom” të Ma Rainey, Riz Ahmed për “Sound of Metal”, Gary Oldman për “Mank” dhe Steven Yeun për “Minari”.

“The Father” është filmi i dytë më i nominuar në ceremoninë e këtij viti në 7 kategori. Regjisori i kësaj drame është Florian Zeller, ku luan edhe Rufus Sewell, Imogen Poots dhe Mark Gatiss. Rikujtojmë, se Anthony më parë fitoi një Oscar për ‘Aktorin më të Mirë’ në 1992 për rolin e tij si Hannibal Lector në “The Silence of the Lambs”.

Rekordi i mëparshëm për të nominuarin më të vjetër të ‘Aktorit më të Mirë’ u mbajt nga Richard Farnsworth i cili ishte 79-vjeç kur u nominua për “The Straight Story” në 1999. Disa vite më parë, aktori i famshëm britanik ka shokuar publikun dhe fansat e tij. Ai ka treguar publikisht se e ka mohuar vajzën e tij të vetme.