Celebrities Film & Tv Showbiz

Historike! Chris Rock, komediani i parë që do të performojë ‘live’ në Netflix!

Chris Rock do të jetë komediani i parë që do të performojë një speciale ‘live’ në Netflix. Shfaqja e komedianit do të shënojë paraqitjen e parë të gjigantit Netflix në arenën e transmetimit të drejtpërdrejtë. Netflix njoftoi së fundmi se Rock do të hyjë në histori si titullar i ngjarjes së parë të transmetimit ‘live’ të gjigantit të kompanisë.

Në një deklaratë, Robbie Praw, zëvendëspresident i Netflix për formatet ‘stand-up’ dhe komedi tha se:

Chris Rock është një nga zërat komik më ikonë dhe më të rëndësishëm të brezit tonë. Ne jemi të emocionuar që e gjithë bota do të jetë në gjendje të përjetojë një ngjarje komedi të drejtpërdrejtë të Chris Rock dhe të jetë pjesë e historisë së Netflix. Ky do të jetë një moment i paharrueshëm dhe ne jemi kaq të nderuar që Chris po mban këtë ‘pishtar’.

Ky do të jetë ‘stand-up’ special i dytë i Rock-ut në Netflix. E para e tij, “Chris Rock: Tamborine”, debutoi në shkurt 2018. Edhe pse kjo do të jetë hera e parë që Netflix transmeton një të tillë, platforma nuk është e panjohur për ngjarjet e komedisë ‘live’. “Netflix is a Joke: The Festival” u zhvillua në pranverë dhe shfaqi më shumë se 330 komedianë që performuan 295 shfaqje në më shumë se 35 ambiente në Los Angeles, duke përfshirë shfaqjen e parë stand-up në Stadiumin Dodger.

Ngjarja shiti më shumë se 260,000 bileta. Rock ka një seri datash të planifikuara në Kaliforni gjatë dhjetorit me mikun dhe shokun e tij komedian, Dave Chappelle. Ndërkaq, specialja e komedisë së drejtpërdrejtë të Rock-ut në Netflix do të transmetohet në fillim të vitit 2023. Rikujtojmë, se pas incidentit në ‘Oscar’, aktori i njohur Will Smith është përpjekur të bëjë paqe me Chris Rock.