A Live Night Celebrities Music

Hitet që performoi në ‘A Live Night’ Alban Skënderaj!

‘A Live Night’ erdhi edhe këtë të shtunë me një nga artistët padyshim më të dashur të publikut. Jo vetëm për muzikën dhe artin e mirë që sjell, por Alban Skënderaj ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca të të gjitha moshave prej vitesh. Këngëtarin dhe producentin e kemi parë shumë rrallë në dalje televizive apo intervista, ndaj kjo e ‘A Live Night’ ka rrëfime shumë speciale dhe të padëgjuara  më parë nga artisti.

Por, përpos gjithë rrëfimeve të tij shumë të sinqerta, Albani performoi disa nga këngët e tij më të bukura shoqëruar me bandën ‘live’ vetëm në studion gjigante të Top Albania Radio, transmetuar për ju pak minuta më parë në Top Channel.