Celebrities Design Gossip

“Home Alone” vjen me versionin LEGO, ja kur pritet të dalë në shitje!

Kanë kaluar plot 31 vite që nga dalja e filmit “Home Alone” më 1990-ën kur ka pushtuar kinematë botërore dhe ende shikohet megjithëse më së shumti gjatë përiudhës së Krishtlindjes e Vitit të Ri. Ndërsa sezoni festiv po afrohet, nuk ka mënyrë më të mirë për të hyrë në shpirtin e festës sesa të shikosh disa nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve.

“I Vetëm në shtëpi” ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona si një nga filmat festivë më ikonikë të të gjitha kohërave dhe traileri i ri i filmit premton të jetë po aq fantastik sa filmat e parë. Së fundmi, LEGO ka krijuar një kopje nostalgjike pikërisht në kohë për festat e fund-vitit.

Sipas CNN, seti më i fundit i projektuar nga fansat e LEGO është një kopje e shtëpisë nga filmi klasik i vitit 1990 “Home Alone”, rreth problemeve që lindin kur hajdutët tentojnë të plaçkitin një shtëpi derisa protagonisti Kevin është i vetëm në shtëpi derisa pjesa tjetër e familjes së tij është me pushime.

Seti, i cili përmban 3,955 copë, do të jetë i disponueshëm për blerje duke filluar nga 1 nëntori, afërsisht në të njëjtën kohë kur u publikua filmi dhe do të shitet për 249.99 dollarë. Ofrohet i kompletuar me katin përdhes, me katin e parë, kuzhinën, bodrumin dhe papafingo. Kompleti vjen gjithashtu me figurat e vogla Lego të personazheve kryesorë si Kevin, Harry, Marv dhe plaku Marley.

Projektuesja e LEGO, Antica Braçanov tha në një deklaratë se:

Duke ndjekur temat e filmit, ne donim ta bënim përvojën sa më gjithëpërfshirëse të jetë e mundur për adhuruesit që ndërtojnë me LEGO.