Gossip Showbiz

“Fëmijët duhet të kenë pak frikë…” Macaulay Culkin dhe Brenda Song përdorin “Home Alone” si mësim për djemtë e tyre?

Çifti i njohur i Hollywood-it, Macaulay Culkin dhe Brenda Song, kanë zbuluar se filmin kult Home Alone e përdorin si një mjet edukativ për rritjen e djemve të tyre.

Song tregoi se ajo dhe Culkin ua kanë shfaqur filmin fëmijëve, por jo për t’u theksuar se babai i tyre ishte një yll fëmijë, por për ta përdorur si një mësim mbi rreziqet e të huajve dhe rëndësinë e vigjilencës.

Jam ndoshta shumë e rreptë, por mendoj se fëmijët duhet të kenë pak frikë

-u shpreh ajo, duke shtuar se vazhdimisht ua kujton djemve të saj të jenë të kujdesshëm me personat që nuk njohin.

Nuk ka rëndësi nëse është prindi i dikujt tjetër. Nëse nuk e njohin ose nuk e dinë emrin e tij, është i huaj.

Ajo tha gjithashtu se i mëson fëmijët të jenë të vetëdijshëm për ambientin përreth, duke vënë re hyrjet dhe daljet në çdo ndërtesë ku ndodhen.

Gjithmonë pyesim: si hymë dhe si do të dalim?

-tha Song.

Djemtë e çiftit, Dakota dhe Carson, e shijojnë filmin për kurthet kreative dhe skenat komike, megjithëse nuk e kuptojnë plotësisht rrezikun real që paraqitet në histori. Sipas Song, Dakota e kupton më mirë filmin sesa vëllai i tij më i vogël.

Ndërkohë, Culkin ka pranuar se për momentin fëmijët e tij nuk e dinë që ai ishte Kevin në film.

Ata e adhurojnë ‘Home Alone’, por nuk e kanë idenë që unë jam Kevin. Dua ta mbaj atë iluzion sa më gjatë

-ka thënë ai me humor.

Megjithatë, duket se sekreti mund të mos zgjasë shumë, pasi djali i madh, Dakota, duke parë foto të vjetra të babait të tij, ka vënë re ngjashmërinë:

Ti dukesh tamam si Kevin.