Gossip Showbiz

Aktorja e ndjerë, Catherine O’Hara, ndërron kishte folur më herët për një diagnozë të rrallë mjekësore?

Aktorja kanadeze-amerikane Catherine O’Hara, e njohur për rolet e saj ikonike në filmin “Home Alone” dhe serialin “Schitt’s Creek”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga agjencia e saj, e cila bëri të ditur se aktorja u shua pas një sëmundjeje të shkurtër, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes.

Ndër vite, O’Hara kishte folur rrallë për shëndetin e saj, por në një intervistë të mëparshme kishte zbuluar se ishte diagnostikuar me një gjendje të rrallë kongjenitale të quajtur situs inversus.

Kjo është një anomali anatomike në të cilën organet e brendshme ndodhen në pozicione të kundërta, si në pasqyrë, krahasuar me anatominë normale të trupit.

Sipas Klinikës së Clevelandit, rreth një në 10,000 persona lind me situs inversus dhe kjo gjendje shfaqet më shpesh tek burrat. Në shumicën e rasteve, njerëzit që kanë këtë diagnozë jetojnë normalisht dhe mund të mos shfaqin simptoma të dukshme.

O’Hara tregoi se e zbuloi rastësisht gjendjen e saj gjatë një kontrolli mjekësor, kur djali i saj ishte në kopsht dhe asaj iu kërkua të bënte teste për tuberkuloz.

Një radiografi e kraharorit zbuloi se organet e saj ishin të pozicionuara ndryshe nga normalja.

Jam një e çuditshme. E dua mjekësinë perëndimore, thjesht nuk dua të jem pjesë e saj

-kishte thënë ajo me humor, duke shtuar se preferonte ta injoronte diagnozën dhe madje nuk donte ta mbante mend emrin e saj.

Tek personat me situs inversus, atriumi i majtë i zemrës dhe mushkëria e majtë ndodhen në anën e djathtë të trupit, ndërsa mëlçia është në të majtë. Po ashtu, stomaku dhe shpretka janë në anën e djathtë, në vend të së majtës.

Catherine O’Hara mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë dhe televizionit, me një karrierë të pasur që la gjurmë të thella në komedi dhe dramë, si dhe një trashëgimi artistike që do të kujtohet gjatë.