Botë e Çuditshme Lifestyle

Hyn në Librin e Rekordeve Guinness, mjekët në Sri Lanka heqin gurin më të madh në veshka në botë!

Mjekët ushtarakë në Sri Lanka operuan një ushtar në pension dhe hoqën gurin më të madh dhe më të rëndë në veshka në botë. Sipas ushtrisë së Sri Lankës, ish-oficerit, 62 vjeç, iu hoq një gur me peshë 801 gram, që është më shumë se pesë herë pesha e një veshke mesatare mashkullore. I operuari kishte dhimbje për të paktën tre vjet.

Guri i hequr ishte 13.37 centimetra i gjatë dhe veshka mesatare është 10 deri në 12 centimetra. Mjekët kanë publikuar edhe imazhe pas operacionit. Në deklaratën e tyre thuhet:

Guri më i madh dhe më i rëndë në veshka në botë u hoq pas ndërhyrjes kirurgjike më 1 qershor në spitalin ushtarak në Colombo.

Ky lajm është publikuar pasi madhësia e gurit është futur në Librin e Rekordeve Guinness. Sipas të dhënave nga Guinness, më parë guri më i madh prej 13 centimetrash iu hoq një personi në Indi në vitin 2004, dhe më i rëndë ishte një pakistanez dhe peshonte 620 gram.