Botë e Çuditshme Travel

I dyti pas Burj Khalifa-s në Dubai, Shanghai hap hotelin më të lartë në botë!

Hoteli më i lartë në botë ka hapur dyert në majë të Kullës Shanghai, e cila dominon në një lartësi prej 632 metrash në kryeqytetin e Kinës. Hoteli luksoz zë katet e fundit të qiellgërvishtëses 128-katëshe, ndërtesa e dytë më e lartë në planet pas Burj Khalifa në Dubai.

Hoteli ka gjithsej 165 dhoma në katet e sipërme të Kullës 632 metra të lartë të Shanghai-t, të vendosur në zonën financiare të qytetit.

Hoteli gjithashtu pretendon se ka edhe ashensorin më të shpejtë në botë, që udhëton për 18 metra në sekondë. Por i gjithë ky luks kushton, pasi për një natë në suitën më luksoze duhet të paguash 8763 euro. Megjithatë, për më pak të pasurit, ka edhe dhoma më “modeste”, me çmime deri 300 euro për natë.

Kulla e Shanghai-t është godina e dytë më e lartë në botë, pas Burj Khalifas në Dubai, që është 827 metra e lartë. Hapja e hotelit ishte shtyrë për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, por tani gjërat kanë ndryshuar. Në godinë gjenden në total 7 restorante, bare, qendra spa dhe një pishinë në katin e 84-t.

Rikujtojmë, se të ndjeheni i sigurt dhe i qetë në një hotel është shumë e rëndësishme. Disa hotele sigurohen për të bërë të lumtur mysafirët e tyre dhe sigurohen që çdo detaj i vogël në dhomë ta bëjë qëndrimin tuaj më të rehatshëm.

Nëse ndodheni në një udhëtim luksoz apo e gjeni veten në postimet e influencuesve në Instagram, shanset janë të shumta që të keni parë të paktën një herë një “mëngjes lundrues”.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani. Ndërkaq, “Euronews.com” ka përpiluar një listë me disa nga shtetet që kanë lehtësuar masat anti-COVID për sezonin veror.