Bota

I kthyer në një ‘atraksion turistik’, animalistët kritikojnë njerëzit që bëjnë foto me orangutangun Nhong!

Orangutangu Nhong po tërheq me qindra turistë në Safari World në Bangkok, Tajlandë, ndërsa videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale. Shumë turistë shkojnë në kopshtin zoologjik vetëm për të takuar majmunin e famshëm, miqësor dhe ngacmues. Turistët bëjnë foto me të, ndërsa majmuni i puth dhe përqafon ata.

Megjithatë, grupe që mbrojnë të drejtat e kafshëve kanë reaguar, si PETA, duke thënë se majmuni po shfrytëzohet dhe po poshtërohet me mënyrën sesi është duke u trajtuar në atë kopsht zoologjik. Pavarësisht këtyre reagimeve, turistët janë shprehur se orangutangu është shumë i dashur me ata.

“Nhong është gjithmonë miqësor me ne. Ai është i pastër dhe trajtohet mirë aty. Unë nuk e mendoj se ka ndonjë problem”,-shprehet një turiste që ka realizuar foto me orangutangun.