Bazuar në një studim të fundit shkencor, një nga mënyrat e padiskutueshme për të treguar nëse një çift është i lumtur në dashuri është të kontrollojë shtimin në peshë. Hulumtimi i ri i kryer nga Qendra Kërkimore e Qendrës Kombëtare të Informacionit Bioteknologjik zbulon se çiftet e kënaqur me marrëdhëniet e tyre kanë mundësinë të fitojnë peshë së bashku.
Studimi i lartpërmendur ndoqi 169 çifte të martuar për katër vjet dhe pesha e tyre u regjistrua dy herë në vit. Përveç kësaj, ata u intervistuan për martesën e tyre. Më vonë, rezultati sugjeron që çiftet që janë vërtet të lumtur me marrëdhënien e tyre fituan peshë ndërsa të tjerët u ndanë përfundimisht.
Studiuesit thanë se arsyeja që fshihet pas këtij zbulimi është se çiftet në marrëdhënie të lumtura nuk ndiejnë presion për të tërhequr ose impresionuar partnerin e tyre. Të kesh një marrëdhënie të mirë ofron sigurinë se personi që do nuk do të të lërë. Në krahasim, hulumtimet tregojnë se ata që janë në marrëdhënie të pakënaqura kanë bërë çmos për të qenë në formë me shpresën se do të mbeten tërheqës për të tjerët.
Sidoqoftë, specialistët i kishin paralajmëruar këta çifte për pasojat negative të shtimit të tepërt të peshës. Obeziteti mund të çojë në diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore. Psikologu Andrea L. Meltzer tha se:
Duke u fokusuar më shumë në peshë në aspektin e implikimeve shëndetësore sesa në estetikë, çiftet e kënaqur mund të jenë në gjendje të shmangin shtimin e peshës potencialisht të pashëndetshme me kalimin e kohës.
Ndërkaq, të gjithë e dimë se me kalimin e viteve asgjë nuk është më si më parë, pra ndryshon. Ashtu siç ndodh me prioritetet, punët e ndryshme apo preferencat e ushqimit dhe muzikës, ashtu ndodh dhe me jetën seksuale. Ajo ndryshon me moshën, e sidomos me vitet e martesës.
Sipas një studimi, ku janë intervistuar çifte të ndryshme të cilët kishin 5, 8, 20 apo 30 vite së bashku për të treguar rreth eksperiencës së tyre seksuale dhe sa ka ndikuar martesa dhe vitet në aktivitetin e tyre në shtrat.