Love & Sex

Sa ndikojnë vitet e martesës në kryerjen e marrëdhënieve seksuale?!

Të gjithë e dimë se me kalimin e viteve asgjë nuk është më si më parë, pra ndryshon. Ashtu siç ndodh me prioritetet, punët e ndryshme apo preferencat e ushqimit dhe muzikës, ashtu ndodh dhe me jetën seksuale. Ajo ndryshon me moshën, e sidomos me vitet e martesës.
Sipas një studimi, ku janë intervistuar çifte të ndryshme të cilët kishin 5, 8, 20 apo 30 vite së bashku për të treguar rreth eksperiencës së tyre seksuale dhe sa ka ndikuar martesa dhe vitet në aktivitetin e tyre në shtrat, treguan se sa më shumë vite të kalojnë aq më pak ulet intensiteti i marrëdhënieve seksuale, por duhet gjithmonë të mbani gjallë romanticitetin.

Çifti i parë i cili kishte 5 vjet së bashku u shpreh se në dhomën e tyre ndodhej një bebe dhe jeta seksuale linte për të dëshiruar. Kjo dhe për arsyen pasi ata kishin kaluar një abort dhe tentativat për të ngjizur një fëmijë ishin më shumë nga halli se sa qejfi.

Mbajtja gjallë e romancës është një punë në progres me normalen tonë të re. Nuk mendoj që jeta jonë seksuale do jetë si më parë, por shpresojmë që të paktën të kthehemi një herë në javë! Përfitoni nga liria juaj sa të keni mundësi!

Çifti i dytë ka 8 vjet e gjysmë të martuar dhe sipas tyre ata kryejnë marrëdhënie tre apo katër herë në javë, ku tregojnë se janë tepër të kënaqur me jetën e tyre seksuale. Ata tregojnë se të vendosësh fëmijët para partnerit ndonjëherë është e gabuar.

Çifti i tretë gëzon një martesë të lumtur prej 10 vitesh, ku ata zbuluan se ishin partnerët e parë seksual të njëri-tjetrit dhe se kanë kryer marrëdhënie vetëm pas martesës. Diçka e tillë sipas tyre është e frytshme dhe jeta e tyre seksuale tani varion nga java në javë.

Çifti i katërt ka 22 vite martesë dhe ata kryejnë marrëdhënie mesatarisht një herë në javë. Ku një ndër faktorët e kësaj është presioni i punës që partnerët kanë. Por në raste të veçanta sipas tyre shkon dhe në dy herë në javë.

Ndërsa çifti i fundit ka 30 vite martesë, ku ata kanë së bashku që në adoleshencë. Çifti është bërë me fëmijë në një moshë të re dhe jeta e tyre seksuale është e mrekullueshme. Ata treguan se bëjnë seks vetëm pesë herë në muaj, kjo sepse tashmë janë më të frenuar se para 10-15 vitet e parë të martesës.