Celebrities Gossip Showbiz

I paragjykonte çiftet me diferencë të madhe moshe derisa takoi dashurinë e jetës Alec Baldwin, rrëfehet bashkëshortja e aktorit!

Bashkëshortja e aktorit Alec Baldwin, Hilaria Baldwin ka folur së fundmi për diferencën 26-vjeçare me bashkëshortin e saj 64-vjeçar. Gjatë episodit të parë të ‘podcast’-it të saj të ri “Witches Anonymous”, Hilaria zbuloi se i ka paragjykuar shumë çiftet që kishin diferenca të mëdha në moshë. Instruktorja e jogës u shpreh se:

Para se të bashkohesha me Alec, kam gjykuar gratë dhe burrat që kishin diferenca të mëdha në moshë.

38-vjeçarja tha se shpesh e gjente veten duke vënë në pikëpyetje qëllimet e njerëzve dhe supozonte se dashuria mes një partneri më të vjetër dhe më të ri nuk ishte e vërtetë. Hilaria pranoi se mentaliteti i saj ndryshoi pasi gjeti Baldwin, me të cilin është i martuar që nga viti 2012.

Tani që jam në një lidhje dhe njerëzit thonë edhe për mua vazhdimisht ato fjalë, e kuptoj atë që më sillej edhe mua në kokë. Pse isha kaq paragjykuese për njerëzit e tjerë? Ndoshta dashuria e tyre duket ndryshe nga ti dhe nga dashuria jote ose ajo që mendoja se do të ishte dashuria, por kjo nuk e bën atë të pavlefshme.

Rikujtojmë, se çifti kanë mirëpritur muajin e kaluar fëmijën e shtatë, vajzën Ilaria Catalina Irena. Alec ka qenë kryefjala e mediave botërore për shkak se qëlloi për vdekjen kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të “Rust”.  Së fundmi sipas një deklarate të lëshuar nga avokati i Baldwin, aktori dhe familja e Halyna Hutchins kanë arritur një marrëveshje të pazbuluar për të zgjidhur padinë e ngritur kundër Baldwin dhe të tjerëve për vdekje të padrejtë.