Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.
Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.
https://www.instagram.com/p/CnR-JVaBzZU/?hl=en
Kjo situatë e ndërlikuar ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe sigurisht që banorët presin një përgjigje nga Luizi. Në një ditë ku duket se këngëtari është përpjekur të qetësojë banorët, ai ka bërë një deklaratë emocionuese.
Nuk e kam problem të ulem në gjunjë. Nuk jam duke iu ulur as Efit, as Ronaldos, jam duke iu ulur ndjenjave dhe shqetësimit që mund t’i kem krijuar. Stresit, panikut, ankthit, keqardhjes, zhgënjimit, të gjithëve, asaj jam duke iu ulur në gjunjë.