Celebrities Gossip Showbiz

“Imagjinoj veten dhëndër…”, ja çfarë zbulon Romeo Veshaj në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës!

Në datën 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid. Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm, me ta ishte dhe djali i tyre.

Në dasmë ishin të ftuar shoqëria e ngushtë e çiftit dhe nuk mund të mungonin vëllezërit Veshaj, ku Romeo ka qenë edhe shoqëruesi i dhëndrit. Ditën e sotme në “Ftesë në 5” janë zbuluar disa intervista të bëra gjatë dasmës dhe një ndër to ka qenë me Romeo Veshaj, i cili ka folur shumë i emocionuar për ta dhe duke menduar veten e tij dhëndër.

E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’ më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur , të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm…

Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të Kleas dhe Elgitit që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa. Por shumë prej personazheve VIP të cilët mendohen se janë miq të mirë dhe kolegë të çiftit nuk ishin pjesë në dasmë.