Bota Botë e Çuditshme

Irak, zbulohet taverna 5000-vjeçare me ushqim të mbetur ende brenda!

Arkeologët në Irak kanë zbuluar së fundmi një tavernë të lashtë që daton që nga viti 2700 para erës sonë. Studiuesit që punonin në qytetin antik të Lagashit zbuluan se taverna, e fshehur vetëm 48.26 centimetra nën sipërfaqe, ishte e ndarë në një zonë ngrënieje në ajër të hapur dhe një dhomë me stola, një furrë, mbetje ushqimore të lashta dhe madje edhe një frigorifer 5000-vjeçar. Reed Goodman, një arkeolog nga Universiteti i Pensilvanisë, u shpreh se:

Gërmuesit fillimisht e gjetën veten në hapësirën e oborrit të hapur, një zonë që ishte e vështirë për t’u gërmuar, duke qenë e hapur dhe e ekspozuar ndaj kushteve të jashtme.

Pas kthimit në oborrin misterioz disa muaj më vonë, në vjeshtën e vitit 2022, drejtoresha terrenit Sara Pizzimenti, nga Universiteti i Pizës, zgjeroi hendekun. Ekipi më pas zbuloi furrën me përmasa industriale, një frigorifer të lashtë që thith lagështinë për të mbajtur ushqimin të freskët dhe dhjetëra enë konike, shumë prej të cilave përmbajnë mbetje peshku. Kështu u zbulua edhe se ajo pjesë e tokës kishte shërbyer si një zonë ngrënieje në natyrë.

Lagash, tani qyteti i al-Hiba, ishte një nga qytetet më të vjetra dhe më të mëdha në Mesopotaminë jugore, i pushtuar nga mijëvjeçari i pestë deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë Para Krishtit. Që atëherë, qyteti është bërë një vend i rëndësishëm arkeologjik, teksa gërmimet që kanë rifilluar së fundmi në vitin 2019 si pjesë e një projekti të përbashkët midis Muzeut Penn, Universitetit të Kembrixhit dhe Bordit Shtetëror të Antikiteteve dhe Trashëgimisë në Bagdad. Tashmë po përdoren teknika të reja si fotografia me dron dhe analiza gjenetike.