Celebrities Magazine Showbiz

Irma Libohova: Jam duke punuar për një mini album, u frymëzova nga…

E ftuar në “Wake Up” së fundmi ka qenë këngëtarja e njohur Irma Libohova, e cila së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri titulluar “Mam”. Kjo këngë është bërë gjithashtu pjesë e “Top List”. Në lidhje me këtë sukses, Irma është shprehur:

Si fillim, falënderoj atë që u bë sebep që kënga u bë pjesë e “Top List”, sepse në prurjet e tepërta që muzika ka, është shumë e vështirë që kënga e bukur ‘të dalë mbi ujë’. Në fakt kënga “Mam” është një këngë me problematikë dhe nuk është thjesht çështja e mesazhit që jep, nga të gjitha çmenduritë që dëgjojmë sot për sjelljet e prindërve ndaj fëmijëve ose anasjelltas. Thjesht aty ka një mesazh se edukimi bazë i çdo fëmije vjen nga nëna, në familje, aty fillon. Pa fjalë, kënga është memece. Ti mund të kesh një melodi të bukur dhe të bërtasësh çfarë të duash. Pa tekst, për mua është një nga komponentët më të rëndësishme.

Duke patur eksperiencë disa vjeçare në skenë, këngëtarja është pyetur se çfarë këshille do t’i jepte një artisti të ri:

Flasim për dy kohë të ndryshme. Flasim për një kohë kur unë jam formuar e rritur si artiste dhe flasim për brezin e ri sot. Janë dy mendësi të ndryshme. Ndoshta nuk e kemi patur të vështirë, por edhe jo të thjeshtë për tu evidentuar sepse filtrat e profesionistëve kanë qenë shumë të holla dhe nuk të lejonin ata ‘të bëje tallash’. Kurse sot varet çfarë ti kërkon për veten tënde. Nëse do vulg, bën vulg. Nëse do të bësh art, bën art. Edhe sot nëse do të isha, nuk do t’ja lejoja vetes të bëja për të bërë.

Në lidhje me projektet e reja që këngëtarja do të sjellë, ajo është shprehur:

Kështu si kanë ardhur punët po bëhen 5 këngë, por jam duke i punuar dhe nuk bëhen përnjëherë sepse marrin kohën e vet. Nga numërimi që kam bërë i bie që të jetë një mini album. Kam edhe verën përpara që më pengon, sepse punët fillojnë tani. Një pjesë e mirëe kësaj krijmtarie është edhe Elios Shuli, i cili është një talent por shpresoj do të bëjë boom kur t’i mbushet mendja. Është autor i dy teksteve të këngëve që kam aktualisht. Më vjen shumë mirë që një djalë i ri si Eliosi më shikon si një figurë ku ndoshta më shikon si model. Dhe më vjen shumë mirë që më ka parë si një bashkëpunëtore. Më ka treguar këto tekste dhe unë nuk i kam lexuar, por i kam përpirë menjëherë sepse nuk është shumë e vështirë të kuptosh mesazhin që të jep teksti.