Celebrities Gossip Showbiz

Ish-fituesi i “Big Brother 3”, produksioni konfirmon banorin e ri të këtij edicioni!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Këtë të shtunë ashtu siç edhe ka paralajmëruar Ledion Liço, do të bëhen pjesë e shtëpisë 2 banorë të rinj. Njëri prej tyre është konfirmuar ditën e djeshme nga produksioni dhe është Liam Mandiaro. Vetëm pak më parë produksioni ka konfirmuar edhe banorin e dytë, i cili është ish-fituesi i “Big Brother 3”, Jetmir Salaj.  Pas 14 vitesh, Jetmiri është gati të garojë sërish për të fituar çmimin e madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Ditën e djeshme është konfirmuar nga vetë produksioni se një nga banorët e rinj do të jetë Liam Mandiaro. Kjo do të jetë hera e dytë që Liam do të provojë këtë eksperiencë, pasi ka qenë më parë ish-banor i “Big Brother 5”. Liam ka vazhduar jetën e tij në Gjermani dhe merret me muzikë e tashmë do të rikthehet në Shqipëri për të fituar edhe një herë zemrën e publikut.