Gossip Showbiz

Ish-shoqja e Jasminës hyn në “Për’puthen”, i vë menjëherë syrin Andit

Një tjetër vajzë bukuroshe iu bashkua “Për’puthen” ditën e djeshme dhe e nisi prezantimin e saj me një kërcim sensual. Ola Zenelaj quhet konkurrentja më e re e këtij ‘reality show’ e cila studion për Shkenca-Politike në Tiranë. Ajo është 22-vjeçe dhe djemtë nuk ia ndanin sytë.

Që në momentet e para të hyrjes së saj nisen thumbimet me Jasminën të cilën mesa duket e kishte patur shoqe deri para 2-vitesh por vajzat i kanë dhënë fund miqësisë së tyre. Mirëpo, kjo nuk e ka penguar Olën që të shprehi pëlqimin e saj ndaj Andit, Giljanit dhe Muratit. Por, nuk do e ketë aspak të lehtë pasi Jasmina u shpreh shumë e vendosur për ta mbrojtur lidhjen e saj dhe Andit.

Zoti më ka bërë një nder që ka dy vite që më ka bërë ta kem larg këtë njeri. Por me Andin s’ke punë. Ke për ta parë sa do të t’i hedhë sytë ty ai. Guxo dhe ngacmoje se ke për të parë demonët e mi që nuk janë zgjuar ende.

Duket se në puntatat e ardhshme do të ndizen vërtetë gjakrat mes dy vajzave!