Auto & Moto Bota

Itali, njihuni me ligjin e ri për automjetet!

Në Itali shumë qytete kanë vendosur ose janë gati të vendosin kufizime të shpejtësisë në 30 km/h në shumicën e rrugëve të tyre. Bolonja e ka bërë që nga qershori. Kufiri prej 50 kilometrash në orë mbetet vetëm për autostradat. Edhe qendrat më të vogla si Reggio Emilia, Cesena dhe Olbia tashmë e kanë vendosur në fuqi.

Torino ka miratuar gjithashtu një rezolutë të ngjashme dhe tani Këshilli Bashkiak i Milanos ka miratuar një agjendë që fton kryetarin e bashkisë dhe këshillin të miratojë ‘Milan City 30’, duke vendosur kufirin e shpejtësisë në zonat urbane në 30 kilometra në orë duke filluar nga 1 janari 2024. Indikacionet vijnë nga Bashkimi Evropian i cili kërkon vendosjen e një kufiri shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në të gjitha qytetet evropiane në zonat e banuara dhe në ato me një numër të madh biçikletash dhe këmbësorësh.

Kërkesa është në një rezolutë të miratuar më 6 tetor 2021 nga Parlamenti Evropian. Synimi është përgjysmimi i numrit të viktimave në rrugët evropiane deri në vitin 2030 dhe të ketë zero viktima deri në vitin 2050. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 në Itali kanë humbur jetën 1450 persona në aksidente, me një rritje krahasuar me një vit më parë. Në nivel evropian, 37% e vdekjeve regjistrohen në zonat urbane dhe 30% e tyre kanë shpejtësinë si një faktor kyç.