A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Ja çfarë kërkon Yll Limani tek e dashura e tij!

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel që këtë të shtunë shënoi episodin e dytë. Artisti që performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij ishte Ylli Limani.

Si kurrë më parë Ylli na tregoi më shumë lidhur me jetën e tij sentimentale dhe se çfarë kërkon te vajza që do të ketë në krah në të ardhmen.

Mendoj që akoma nuk kam rënë në vajzën e duhur me të cilën do krenohesha dhe do e dashuroja aq shumë sa do e bëja publike se unë nuk e shoh si trofe, si e trajtojnë shumë të tjerë në industri edhe vazhdojne ta bëjnë. Po udhëtoj nëpër zemra se më vyen pak inspirim edhe me dijeni nuk e kam lënduar shumë shumë askënd deri sot. Edhe mendoj që kur ta bëj femrën që do e marr me vete githkund, jam shumë kurioz ta di si do ndihet në xhirime, intervista, koncerte kudo. Por duhet të di paraprakisht që duhet ta paguaj edhe ajo faturën e vet. Ajo duhet ta di që po vjen në një tokë që është pak problematike. E di që do zgjedh vajzë me një karakter të fortë. Mund të ndihem i vetmuar ndoshta në mendime dhe unë e di më së miri, po vetmia sadopak vjen si pasojë e punës se je tërë kohën në mendime. Edhe fillon me i zgjidh disa probleme me veten tënde dhe i lë njerëzit e tjerë pak më të ftohtë ndaj teje, po nuk e bëj shumë shpesh, e bëj me raste.