Celebrities Health & Beauty

Ja cilat janë metodat e fundit të kirurgjisë plastike që do t’ju bëjnë të dukeni yll!

Kur bëhet fjalë për kirurgji plastike edhe detaji më i vogël ka rëndësi. Në ditët e sotme shumë të famshëm i janë nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjike pë të arritur një pamje perfekte si në fytyrë por edhe në trupin e tyre. Me ndihmën e teknologjisë së avancuar tashmë gjithçka është bërë më e lehtë dhe efikase.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se këto procedura mund të kenë edhe efekte anësore më së shumti ato ndërhyrje që përfshijnë pjesët e fytyrës, pasi mund të jenë shkak për përshpejtimin e plakjes. Ata shprehen gjithashtu se disa procedura mund të fillojnë normalisht vetëm me një ndërhyrje por që më pas duhen patjetër edhe disa të tjera në mënyrë që gjithçka të qëndrojë perfekte për një kohë të gjatë.

1. Eliminimi i dhjamit nga faqet

Eliminimi i dhjamit nga faqet nuk është gjë tjetër veçse një procedurë shumë e thjeshtë minikirurgjikale, e cila zgjat vetëm 30 minuta. Me anë të kësaj ndërhyrje fytyra do të marri një pamje më fine dhe më elegante dhe mollëzat do të bien më shumë në pah. Ky rezultat është i dukshëm menjëherë pas periudhës së shërimit. Pas përfundimit të kësaj ndërhyrje ju nuk do të keni asnjë shenjë e kjo ndodh pasi ndërhyrja realizohet në pjesën e brendshme të faqeve.

2. Fillerat që do të mundësojnë një konturim të nofullës

Procedura e mbushjes me fillera për konturimin e nofullës është kthyer në një nga procedurat më të kërkuara gjatë viteve të fundit. Kjo ndodh pasi linja e nofullës është e rëndësishme në kornizimin e imazhit të një personi. Nuk është një mbushje e zakonshme si ato të mollzave apo të buzëve, por është nje teknikë qe definon këndet e fytyrës dhe i jep më shumë dritë-hije. Çdo gjë ndodh në pjesën e pasme të nofullës në mënyrë që të arrihet këndi i cili shërben për të ndarë vizualisht nofullën nga qafa.

3. Rimodelim i vitheve

Rimodelimi i vitheve është një nga ndërhyrjet më të kërkuara kohëve të fundit. Shumë vajza dëshirojnë që të kenë të pasme më të plota dhe më të rrumbullakëta. Kjo mund të arrihet fare mirë nëpërmjet një procedure të injektimit të dhjamit në zonën e sipërme të vitheve për të arritur pamjen të pasmeve perfekte. Është një procedurë gjatë së cilës së bashku me mjekun përcaktohen zonat nga të cilat dëshirohet që të hiqet dhjami i tepërt  dhe për ta transferuar atë më pas në zonën e vitheve. Kjo është një ndërhyrje që zgjat maksimumi 90 minuta.