Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Taika Waititi flet shqip! Nëse nuk na besoni, shihni komentin që i ka bërë Rita Ora-s!

Gjërat mes këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora-s dhe partnerit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi sa vijnë e bëhen më serioze. Dyshja e njohur tanimë duket se po jetojnë ditët e tyre më të mira dhe shfaqen shumë të dashuruar krah njëri-tjetrit.

Së fundmi, ajo që ka surprizuar ka qenë pikërisht postimi i fundit në Instagram i Taika-s i cili ka postuar të dashurën e zemrës, Rita-n teksa performon në koncertin e saj në Kullën Eiffel dhe këtë video e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Vazhdo kështu, zog!

“Zog” është një fjalë që ne e përdorim shpesh në përditshmërinë tonë kur i drejtohemi me përzemërsi dikujt dhe mesa duket kjo fjalë qenka e preferuar edhe për Taikën. Rikujtojmë, se Ora së fundmi ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku duket dora e saj me gishtin e unazës të mbuluar me një emoji dhe fansat kaq deshën.

Megjithëse ajo vendosi ta fshijë foton disa minuta pasi e postoi, kjo foto nuk i’u ka shpëtuar fansave, të cilët kanë aluduar se Rita mund të ketë marrë një propozim martese nga regjisori. Ndërkohë, kujtojmë se regjisori i famshëm dhe këngëtarja kanë një diferencë prej 15 vitesh me njëri-tjetrin por mesa duket dashuria nuk njeh moshë.

Sa i përket jetës profesionale 30-vjeçarja po punon intensivisht në sjelljen e projekteve të reja muzikore dhe ndërkohë nuk ka lënë anash as realizimin e disa projekteve të tjera jashtë muzikës.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore pozoi për kopertinën e revistës “Vogue Australia”, në numrin e tetorit. Ndërsa, përmes një postimi të radhës që ka ndarë me fansat në Instagram ka treguar se ka filluar punën në studio dhe po punon për realizimin e këngëve të reja.