Tech

Ja se çfarë do të sjellë inteligjenca artificiale në iOS 18!

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik.

Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal. Disa prej aplikacioneve që pritet të përjetojnë ndryshime dhe të funksionojnë me Al janë Apple Music, Messages dhe Siri, zhvillim ky i cili ka të ngjarë t’i kushtojë kompanisë afro 1 miliard euro.

Kreu i Apple, Tim Cook, së fundmi ka folur për funksionet e reja të AI. Një nga fokuset më të mëdha të pajisjeve të reja do të jetë në Siri. Ky asistent duhet, ndër të tjera, të ketë aftësinë për të analizuar dhe përmbledhur mesazhet nga aplikacioni i mesazheve. Një funksion i ngjashëm “Intelligent Search” po vjen në Safari për iOS 18 dhe se përdoruesit do të mund të përmbledhin faqet e internetit me të.

Softueri i Apple (LLM), i quajtur Ajax, do të jetë prapa këtyre veçorive të AI dhe disa raporte sugjerojnë se Apple po punon për të sjellë “përpunimin AI” në iPhone. Një raport i AppleInsider thotë se Ajax përdor përpunimin në pajisje për të gjeneruar përgjigje të thjeshta, por duhet të konsultohet me serverët për të dalë me përgjigje për disa kërkesa më komplekse.

Ndoshta, Google ose OpenAI do të hyjnë në skenë, pasi Apple thuhet se është në bisedime me këto kompani për të sjellë AI në iPhone. Karakteristikat e AI për pajisjet Apple gjithashtu pritet të përmirësojnë privatësinë e përdoruesve, por ndoshta nuk do të dëgjojmë më shumë për këtë deri në muajin e ardhshëm dhe konferencën vjetore të Apple.