Celebrities Music Showbiz

Ja se çfarë e ka trishtuar Taylor Swift kur ka shkruar këngën “All Too Well”…

Këngëtarja e njohur Taylor Swift, pranon se ishte e mërzitur dhe e trishtuar kur shkroi këngën “All Too Well” për ish-të dashurin e saj Jake Gyllenhaal. Balada e ndarjes është shumë e përfolur për lidhjen e saj me aktorin, nga i cili u nda në vitin 2010 pas një romance dy mujore. Ndërsa Taylor nuk e ka konfirmuar kurrë nëse kënga ka të bëjë me Jake, ajo pranoi teksa ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon, se po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj kur e shkroi atë këngë në vitin 2011. Këngëtarja shprehet se:

Unë u paraqita në prova dhe thjesht isha shumë e mërzitur dhe e trishtuar, të gjithë mund ta konfirmojnë këtë që ishte vërtet kështu ajo ditë për mua. Unë fillova të luaja në kitarë dhe thjesht luaja të njëjtat akorde pa pushim. Sapo fillova, grupi u bashkua disi me mua dhe fillova të shpreh atë që po kaloja dhe atë që ndjeja dhe kështu u krijua kënga. Ne vazhduam me një intensitet për 10 deri në 15 minuta.  

Ndërsa Taylor shkroi këngën në vitin 2011, muzikantja 31-vjeçare me sa duket ka thënë se diferenca e tyre e moshës nëntëvjeçare ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre. Taylor këndon:

Ti the se nëse do të kishim qenë më afër në moshë, ndoshta do të ishte më mirë dhe kjo më bëri të dëshiroja të vdisja.

Thuhet se Taylor dhe Jake kanë qenë në një lidhje nga muaji tetori deri në muajin dhjetor të vitit 2010. Në fillim të vitit 2011, këngëtarja filloi të krijonte këngën emocionale. Në një emision tjetër, Taylor zbuloi se versioni 10-minutësh i “All Too Well” është kënga që ajo është emocionuar më së shumti dhe kjo këngë është pjesë e albumit të saj të titulluar “Red” të vitit 2012. Taylor tha se:

Kjo është gjëja për të cilën jam më e emocionuar sepse është teksti origjinal.

Ajo gjithashtu promovoi filmin e shkurtër “All Too Well” që ajo shkroi dhe drejtoi, i cili do të publikohet të premten pasdite në YouTube. Jimmy tha se kishte një premierë për filmin e shkurtër. Këngëtarja vijoi duke thënë se:

Po, në fakt dhe nuk ua kam thënë ende njerëzve këtë, por jam shumë e emocionuar. Ky është një vend i mrekullueshëm për ta shpallur atë. Premiera e filmit të shkurtër do të mbahet në teatrin “AMC 13” në Lincoln Square në New York të premten pasdite.

Rikujtojmë se, Taylor Swift ka vendosur që të hapë ‘kasafortën’ pak përpara rishfaqjes së albumit të saj më të ri dhe të rikrijuar “Red (Taylor’s Version)”. Superylli i befasoi fansat duke publikuar një audio të shkurtër të këngës së saj “Babe” në rrjetin social Tumblr. Kënga do të shfaqet në albumin e saj të ardhshëm “Red (Taylor’s Version)”, i cili del të premten.

Gjithashtu, Taylor Swift dhe Ed Sheeran do të bashkojnë forcat dhe do të vijnë me një bashkëpunim shumë shpejt. Ed dhe Taylor, të cilët bashkëpunuan në vitin 2012 për këngën “Everything Has Changed” dhe në vitin 2017 në “End Game”, janë kthyer në studio për të regjistruar një këngë të re që mban titullin “Run”.