Celebrities Fashion Showbiz

Ja se cili është aksesori që bëri bashkë katër vajzat e famshme!

Çanta ‘JW Pei Gabbi’ ka bërë së bashku katër vajzat e famshme. Megan Fox, Emily Ratajkowski, Gigi Hadid dhe Hailey Bieber kanë zgjedhur që të kenë pjesë të garderobës së tyre një nga çantat e ‘JW Pei Gabbi’. Pavarësisht se çanta nuk është edhe aq e kushtueshme ajo përsëri është kthyer në një nga çantat më të preferuara për vip-at. Duke marrë parasysh shumat marramendëse dhe vlerat e çantave, veshjeve dhe aksesorëve që të famshmit shpenzojnë kjo nuk krahasohet aspak me to.

Çanta është mjaft e veçantë dhe se forma e saj është shumë e bukur. Doreza e çantës është në formën e një ‘scrunchie’ dhe se nuancat e ngjyrave janë të përzgjedhura. Përfshihen ngjyra jeshile, rozë, portokalli, të verdhë dhe ngjyrë të zezë por edhe shumë të tjera. Është një çantë që mund të kombinohet me gjithçka dhe çmimi i saj është vetëm 79.99 $.

1.Megan Fox

2.Hailey Bieber

3.Emily Ratajkowski

4. Gigi Hadid