Celebrities

Jamie Dornan tregon se viti 2021 ka qenë viti më i keq i jetës së tij sespe…

Së fundmi aktori Jamie Dornan ka dhënë më shumë detaje në lidhje me një nga situatat më të vështira të jetës së tij. Konkretisht për periudhën kur ai ishte i bllokuar në karantinë në Australi dhe babai i tij vdiq në Belfast. Aktori, 39-vjeçar, ishte i izoluar në një hotel përpara xhirimeve të filmit “The Tourist” në Australi dhe i kishin mbetur katër ditë nga karantina kur mori lajmin e hidhur se babai i tij Jim kishte vdekur nga koronavirusi.

Por për shkak të kufizimit të udhëtimit dhe karantinës, ai nuk mundi të kthehej në vendlindjen e tij në Irlandën e Veriut për të qenë me familjen e tij në atë kohë, Jamie e përshkroi vitin 2021 si vitin ‘më të keq’ dhe më të vështirë të jetës së tij.  Jim vdiq në mars në moshën 73-vjeçare pasi u infektua me virusin pasi shkoi në spital për një operacion rutinë në gju. Ndërkohë që aktori, i cili nuk e kishte parë babanë e tij për 18 muaj për shkak të bllokimit dhe xhirimeve, tregoi se e kuptonte traumën që kishin kaluar kaq shumë njerëz në mes të pandemisë globale, ndërsa ai u përball edhe vetë me humbjen shkatërruese.

Ai tha për “The Sun” se:

Ka qenë një kohë shumë e keqe për shumë arsye dhe për shumë njerëz. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta kapërcejmë atë dhe të dalim nga ana tjetër, shpresojmë që të jemi të paprekur.

Jamie kohët e fundit ka fituar shumë vlerësime për rolin e tij në “Belfast” si Sir Kenneth Brannagh, i cili portretizon përvojën e një familjeje në Irlandën e Veriut.

Gjatë një interviste ai është shprehur se:

 

Unë kam qenë i nënshtruar, në fillim të jetës sime dhe tani po përjetoj shumë dhimje dhe humbje.

Humbja e hershme të cilës ai iu referua ishte vdekja e nënës së tij Lorna nga kanceri i pankreasit kur ai ishte vetëm 16 vjeç, me Jim-in që e ndihmoi të kalonte dhe ta kapërcente dhimbjen e madhe.