Celebrities Gossip Showbiz

Janë apo jo bashkë nuk po e kuptojmë/Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio fotografohen bashkë sërish!

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë parë së bashku në Milano teksa festonin një nga darkat e ditëlindjes së mikes së tyre. Menjëherë gjëja e parë që të gjithë po pyesin është nëse janë bashkë, megjithëse janë parë duke kaluar një kohë të mirë dhe e kanë mbajtur miqësisht këtë raport, ata nuk dukej se ishin bashkë, sipas një burimi që foli për PageSix.

Fotot e bëra nga paparacët tregojnë si DiCaprio ashtu edhe Hadid duke u larguar nga Casa Cipriani në Milano dhe kanë qëndruar aty vetëm për rreth një orë.

Burimi tha se ata të dy ishin pjesë e një grupi të madh njerëzish që iu bashkuan festës së Edward Enninful. Një burim pohoi se:

DiCaprio dhe modelja u ulën së bashku në një lokal privat ku u ulën “afër” njëri-tjetrit para vaktit.

Burimi shtoi gjithashtu:

Ata po qeshnin me njëri-tjetrin brenda. 

Sapo të dy yjet u njoftuan në lidhje me praninë e paparacëve, ata u dukën disi si të stresuar dhe u larguan pas një kohe shumë të shkurtër. DiCaprio e vazhdoi festimin në një lloj forme edhe gjatë natën ndërsa Hadid shkoi në shtëpi për t’u përgatitur për Javën e Modës në Milano. Burimet shpjeguan gjithashtu se:

DiCaprio nuk është dikush që është brenda dhe jashtë marrëdhënieve. Ai nuk nxiton për të pasur apo për të krijuar një lidhje. Ata po e marrin ngadalë.

Sipas njerëzve të afërt me Hadid, ata kanë qenë në takime të ndryshme dhe po e marrin ngadalë dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, por asgjë “serioze” sepse Gigi po fokusohen te mëmësia.

Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të.