Celebrities Gossip Showbiz

Janë ndarë apo jo? Sin Boy bën veprimin e papritur ndaj Rina Balaj!

Përveç këngëve të tyre, Rina Balaj dhe Sin Boy ishin shumë të njohur edhe për lidhjen e tyre të dashurisë. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Momentalisht nuk dihet se si po vazhdon raporti mes tyre, por një veprim i reperit na bëri të dyshojmë se ata mund të jenë akoma bashkë. Mbrëmjen e djeshme, Rina ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili tiutllonte “Fullerante”. Si në çdo projekt edhe kësaj radhe nuk i mungoi përkrahja nga Sin Boy, i cili e ripostoi në Instastory-n e tij, duke mbështetur këngëtaren.

Pak më vonë kudo qarkulluan lajmet se reperi Sin Boy ndërroi jetë dhe u shpërnda kudo një foto e tij i shtrirë brenda një ambulance, ku dukej i pajetë.  Më pas u kuptua edhe nga nënkuptimet e postimeve të ish-të dashurës së tij, Rinës, se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se ai gëzon shëndet të plotë dhe se e gjitha u mendua të ishte pjesë e një videoklipi.

Më në fund pas muajsh tashmë Sin Boy ‘u ringjall’ le të themi dhe ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku shfaqet në burg me disa të burgosur, e cila kuptohet se është një pjesë nga videoklipi i tij dhe të gjithë janë shumë kurioz derisa të shikojnë se çfarë ka përgatitur reperi gjithë këtë kohë dhe me kaq shumë trazira që ka shkaktuar në rrjet.