Gossip Showbiz

Jasmin Kadriu rrëfen se nuk flet me të atin!

Ish- konkurrentja më e përfolur e emisionit “Për’puthen”, në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë. Ajo ka treguar me detaje të shkuarën dhe zbuloi se është rritur pa figurën e të atit, për shkak se prindërit i ka të divorcuar.
Ajo gjithashtu shprehu raportet e saj me të, tani që është rritur.

E gjithë biseda nisi kur moderatorja e pyeti nëse Jasmina kishte kaluar një fëmijëri të lumtur dhe si në ëndrra apo e ka patur pak të vështirë. Ku bukuroshja u përgjigj duke thënë se e ka patur të lumtur por me sakrifica.

Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje.

Ajo që bëri përshtypje ishte se Jasmin nuk e përmendi të atin dhe për këtë ajo shtoi se prindërit janë divorcuar kur ajo ishte 3 vjeç e se më pas i është përgjigjur vetëm familja e së ëmës. Me të atin ajo nuk flet.

Nuk kam pasur ndonjëherë dhe nuk është se kam dëshirë të kem ndonjëherë. Në moment që jam rritur me atë lloj mungese, mund të shkoj tërë jetën ashtu, nuk e kam problem.

Përpos historisë së të shkuarës, ajo rrëfeu gjithçka që ndodhte jashtë emisionit, si dhe të pathënat rreth marrëdhënies me Andin, duke shprehur se kishte mbetur shumë e zhgënjyer nga Andi.
Zbuloi se i kishte bërë një surprizë, duke i sjellë të vëllain nga Amerika, por ndërkohë ai nuk e ka përmendur kurrë këtë gjest.