Celebrities Gossip Showbiz

“Je një mike midis 2 ish-miqsh”, Iliri i kthehet Arjolës pas debatit me Monikën!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Së fundmi, një dyshe që në fillim dukej se ishin aleatë ka përfunduar në jo vetëm një ftohje mes tyre, por edhe një debat paksa të ashpër para pak ditësh ku gjithçka nisi nga një batutë e Ilirit. E kur dukej se marrëdhënia mes tyre po rrgeullohej, Prime-n e mbrëmjes së djeshme, dyshja pati një debat të fortë.

E menjëherë pas Prime, duket se Iliri nuk u mjaftua me debatin me aktoren dhe iu kthye dhe Arjolës e cila ka relata të mira me të dy banorët. Balerini e akuzoi atë duke e quajtur “një mike midis 2 ish-miqsh”.

Arjola: Ndoshta unë jam e verbër dhe nuk e shoh.

Iliri: Jo, ti nuk je e verbër. Ti je thjesht një mike midis dy ish-miqsh. Edhe ty të përket roli të mbash njërin, të mbash tjetrin.

Arjola: Monika disa ditë më përpara më ka thënë “Arjolë, Iliri më do jashtë shtëpisë”. I thashë jo, kjo është shaka. Po i them gjërat siç i kam kuptuar unë.

Iliri: Po i thua gjërat si një mike midis dy personave që ti do. Dhe unë ta kuptoj pozicionin.

Arjola: Kam unë nevojë të ju kuptoj juve, jo pozicionin. Se pozicioni do të jetë ky që është. As nuk e ndryshon Monika mendimin që kam për ty, as nuk e ndryshon ti mendimin tim që kam për të. Kur unë ta vërtetoj mirë këtë gjë, pastaj do them ok ke të drejtë ti, ose ka të drejtë ajo.

Iliri: Më dëgjo mirë, nëse sot do të kishte pasur një nominim zinxhir i filluar nga Iliri, ti do të kuptoje shumë gjëra.

Arjola: Po, nuk do më shpëtoje mua, por Arbërin.

Iliri: Dhe do ishe në vendin tim, në rolin tend.

Arjola: Që do të thotë, ti do të shpëtoje Arbërin dhe ai rrethin zinxhir.

Rikujtojmë se, spektaklin e mbrëmjes së djeshme Trixa ishte banorja e cila la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”. Largimi i saj nga shtëpia shkaktoi shumë lot te banorët e tjerë, sidomos te partneri i saj Donaldi.