Celebrities Gossip Showbiz

“Je shumë e vjetër për DiCaprion”/Komediani i njohur vë në siklet aktoren Zendaya!

Së fundmi, komediani Kenan Thompson gjatë çmimeve Emmy bëri disa batuta me faktin se ylli hollivudian Leonardo DiCaprio lidhet vetëm me vajza nën 25 vjeçe. Ai uroi aktoren Zendaya për ditëlindjen e saj të 26-të dhe nuk kurseu dhe një koment për DiCaprion.

Zendaya mbushi 26 vjeçe javën e kaluar, gëzuar ditëlindjen. 26 vjeçe është një moshë e çuditshme në Hollywood. Dua të them se je mjaft e re për të luajtur një nxënës të shkollës së mesme, por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprio.

“Emmy Awards 2022”, ngjarja vjetore, që është ndër më të rëndësishmet në botën e kinematografisë, feston më të mirët në botën e televizionit. “The White Lotus”, “Ted Lasso” dhe “Succession”, morën disa nga çmimet më të mëdha të natës. Zbuloni më poshtë listën e plotë të fituesve të “Emmy Awards 2022”…

Ndërkaq, rikujtojmë se Leonardo DiCaprio dhe supermodelja Gigi Hadid janë duke u parë shpesh me njëri tjetrin këto ditë. Aktori dhe vajza e kopertinës së Vogue po bisedonin me njëri-tjetrin në një festë të modës të shtunën në mbrëmje në Nju Jork gjatë NYFW, sipas një raporti të së martës nga UsWeekly.

Që pas ndarjes së aktorit nga modelja 25-vjeçare Camila Morrone, në rrjet po vlojnë thashethemet se Leo ndahet nga të dashurat e tij sapo ato mbushin 25-vjeçe. Por, për këto thashetheme së fundmi ka reaguar edhe ish e dashura e DiCaprios, Kristen Zang e cila rikujtojmë se ka qenë në një romancë me aktorin nga viti 1995 deri në 1999.