Bota

Filantropistja MacKenzie Scott martohet për herë të dytë!

Ish-bashkëshortja e kreut të Amazon Jeff Bezos, MacKenzie Scott e njohur dhe për pasurinë e saj marramendëse u martua  për herë të dytë. Ai është  Dan Jewett me profesion mësues dhe është nga Seattle ku Scott jeton me 4 fëmijët e saj nga martesa e parë e me bashkëshortin e ri. Në një postim, Jewett i referohet MacKenzie-t si një prej njerëzve më bujarë e të mirë që njeh.

Ndërkaq, martesa e saj me Bezosin përfundoi në divorc pas 25 viteve dhe Scott përfitoi 53 miliardë dollarë e aksione nga kompania Amazon. Por njihet për donacionet që bën për bamirësi. Ajo po vazhdon të mbajë premtimet që bëri duke nënshkruar “The Giving Pledg”e vitin e kaluar.

“Giving Pledge” është një organizatë jofitimprurëse përmes së cilës individë të pasur zotohen të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre përgjatë gjithë jetës. Kjo seri e fundit e donacioneve do të mbështesë 384 organizata në të 50 shtetet e SHBA-së, gjatë një kohe kur shumë amerikanë po luftojnë financiarisht pas shpërthimit të koronavirusit.

Sipas një postimi në blog nga Scott, disa nga këto dhurata financiare kanë shkuar drejt mbështetjes së bankave ushqimore, fondeve të ndihmës emergjente dhe shërbimeve mbështetëse për njerëzit në nevojë. Të tjera kanë shkuar drejt adresimit të pabarazive sistematike afatgjata të cilat janë përkeqësuar nga kriza duke përfshirë lehtësimin e borxheve, trajnimin për punësimin etj.

Fushat e tjera ku fondet u përqendruan përfshinin edukimin, grupe të mbrojtjes ligjore për ata që marrin diskriminim institucional etj.