Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Aniston shprehet për Jennifer Lopez në një mënyrë që nuk na e priste mendja!

Jennifer Aniston dhe Jennifer Lopez janë dy nga yjet e showbiz-it të huaj. Artiste të vërteta dhe femra të forta të cilat shpeshherë kanë tërhequr vëmendjen e fansave apo të mediave rozë me jetën e tyre profesionale dhe atë sentimentale. Së fundmi, Jennifer Aniston surprizon teksa shprehet për Jennifer Lopez.

Unë dua të di çfarë i jep asaj atë pamje. Është e mrekullueshme. Ajo është pothuajse e nxehur me dikë, por ajo është kaq e mrekullueshme. Unë nuk mendoj se ajo përpiqet, unë mendoj se e tillë del nga krevati. Ajo është një performuese.

Aniston dhe Lopez nuk kanë punuar kurrë bashkë por duket se janë mikesha teksa shpeshherë kanë folur me njëra-tjetrën gjatë eventeve. Gjithashtu ato janë ekzaktësisht në të njejtën moshë, 52 vjeçe. Më tej, Jennifer Aniston u shpreh dhe lidhur me performancat në tapetin e kuq.

Ato varen nga stilisti yt. Disa të thonë “bëj këtë, mos bëj atë”. Unë gjithashtu përpiqem të krijoj lidhje me njerëzit që kanë kamera në duar. Disa prej tyre i njoh prej kohësh ndaj dhe i përshëndes.

Duket se Aniston dhe Lopez kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie mjaft të mirë, edhe pse nuk kanë bashkëpunuar kurrë me njëra-tjetrën. Të dy yjet e showbiz-it kanë patur çaste të mrekullueshme në tapetin e kuq, por me siguri Aniston ka të drejtë rreth çdo mendimi që ka shprehur për paraqitjen mbresëlënëse të Lopez në tapetin e kuq.