Celebrities Health & Beauty Showbiz

Jennifer Aniston sjell në treg një produkt ‘magjik’ nga linja e saj e re!

Së fundmi aktorja e njohur Jennifer Aniston ka lançuar nga linjën e saj më e re ‘LolaVie’, produktin e parë për kujdesin ndaj flokëve. 52-vjeçarja e bëri publike lajmin nëpërmjet një postimi në llogarinë e markës së saj në Instagram, datën e lançimit të produktit të saj të parë. Tashmë ylli i Hollywood ka vendosur që t’i futet botës së biznesit dhe të ketë markën e saj.

Produkti i parë i lançuar emërtohet ndryshe ‘glossing detangler’ i cili kushton vetëm 25 dollarë.  Ky është një produkt i cili ka mjaft përfitime. Mbrojtja nga nxehtësia dhe përmirësimi i shkëlqimit janë dy përfitimet më kryesore. Produkti është i përshtatshëm për lloje të ndryshme flokësh, kjo pasi Jennifer Aniston ka treguar se ka një formulë 99% me prejardhje natyrale dhe e ka testuar tek të gjithë miqtë e saj.

Ylli i “Friends” ka treguar se kjo ka ardhur edhe si një ndëshkim për gabimin e saj që kishte bërë kur kishte qenë adoleshente. Ajo ka treguar se:

Unë kisha flokë të jashtëzakonshme që ishin të gjatë dhe të drejtë me gjatësi deri tek beli im. Dhe gjithmonë kisha dëshirë që t’i shkurtoja, ndërkohë që mami më tha se kur të isha 13 vjeçe, mund të bëja çfarë të doja. Ky ishte gabimi më i madh që kam bërë, sepse i preva të gjitha.

Emri i markës së saj të re është gjithashtu një kthim mbrapa në kohë pasi ka të bëjë me emrin që Aniston kishte zgjedhur që t’i vendoste makinës së saj të parë kur ajo ishte zhvenodsur në Kaliforni. “Lola” u bë shume e rëndësishme edhe për vetë yllin edhe kur takohej me miqtë e saj, ku edhe tregoi se:

 Sa herë që vija, ata do të thoshin Lola është këtu . Kështu që thjesht u bë një emër që unë e përdorja sa herë që shfaqesha diku.

Kujtojmë gjithashtu se Jennifer ka lançuar në vitin 2010, një parfum të quajtur gjithashtu ‘LolaVie’ dhe që shpjegoi se do të thoshte “të qeshësh me jetën”, por më vonë papritmas ajo e ndryshoi emrin e parfumit në “Jennifer Aniston” për shkak të konflikteve që pati me një markë të ngjashme.