Celebrities Gossip

Jennifer Aniston tregon projektin e saj më të ri, komplet ndryshe nga bota e artit!

Ylli i serialit të famshëm “Friends” Jennifer Aniston ka njoftuar se ka vendosr që t’i futet botës së biznesit dhe se është gati për të lançuar markën e saj më të re të quajtur ‘LolaVie’, më datë 8 Shtator. Megjithatë ajo nuk ka ndarë ende detaje të mëtejshme në lidhje me produktet e saj të ardhshme. Në rrjetin social Instagram së fundmi është hapur edhe faqja e markës së saj, e quajtur gjithashtu ‘LolaVie’.

Në postimet e bëra në Instagram vihet re një vazo e vogël prej qelqi e mbushur me bambu, limon dhe ujë, ndoshta duke lënë të kuptohet se ka të bëjë me kujdesin natyral të lëkurës. Sipas disa raportimeve në vitin 2019 në muajin korrik është bërë një aplikim, i cili u regjistrua për të markuar emrin ‘LolaVie’ që lidhet me locionet e fytyrës dhe trupit, xhelrave të dushit, qirinjve dhe kujdesit të flokëve. Gjithçka duket se ka kuptim, pasi postimet e bëra tregojnë bionden e famshme Aniston nga prapa, duke ngacmuar ndjekësit se diçka e re është duke ardhur.

Kjo do të jetë iniciativa e parë e Aniston për të pasur një biznes të sajin në lidhje me kujdesin dhe bukurinë. Në vitin 2010, ajo lançoi ​​një parfum të quajtur ‘LolaVie’ dhe që shpjegoi se do të thoshte “të qeshësh me jetën”, por më vonë papritmas ajo e ndryshoi emrin e parfumit në “Jennifer Aniston” për shkak të konflikteve me një markë të ngjashme. Gjatë asaj kohe ajo u shpreh se:

Është një histori e gjatë dhe sinqerisht është shumë personale për t’u treguar, por ka një rëndësi të veçantë.

Përkundër pamjes së saj për t’u patur zili, që me siguri do të ketë me patjetër shumë dashamirës, Aniston ka një konkurrencë të ashpër në hapësirën e famshme në lidhje me kujdesin për lëkurën pasi edhe Hailey Baldwin dhe Ariana Grande, të dyja do të hapin kompani kozmetike këtë vit, ndërsa Kim Kardashian po e zgjeron markën e saj edhe me kujdesin ndaj lëkurës. Kujtojmë se edhe Paltrow, Rihanna, Jennifer Lopez dhe Kylie Jenner janë ndër yjet e tjerë që tashmë po dominojnë në këtë fushë.