Jennifer Lopez, pas një viti të vështirë dhe divorci nga Ben Affleck, mezi po pret sezonin e festave. Në një intervistë të fundit për revistën “People”, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare ka shpërndarë emocionet e saj për pushimet që do t’i kalojë me fëmijët dhe familjen, të cilët do ta vizitojnë për festat.
Ky ka qenë një vit shumë intensiv për mua, dhe mezi pres të kaloj kohë me fëmijët dhe familjen time
– tha Lopez, duke theksuar se pushimet janë gjithmonë një periudhë e veçantë për të, që nga fëmijëria e saj. Ajo gjithashtu foli për rëndësinë e momenteve të kaluara me motrat dhe për krijimin e kujtimeve të reja gjatë festave.
Lopez ka dy fëmijë, Max dhe Em, 16 vjeç, nga martesa me Marc Anthony. Ajo shpjegoi se pushimet janë një mundësi për të ngadalësuar ritmin e jetës dhe për të kaluar më shumë kohë me të dashurit e saj.
Kjo është një mundësi për t’u takuar dhe folur për jetën e secilit
Ajo gjithashtu shprehu dëshirën për të krijuar një atmosferë magjike për fëmijët e saj gjatë festave, duke përdorur gjithçka që mund të bëjë momentet e tyre më speciale.
Unë mundohem të krijoj një ambient përrallor për ta
Për më tepër, ajo shprehu dëshirën për një “lidhje më të thellë me veten dhe Zotin”, duke shtuar se pushimet janë një mundësi për ta rikuperuar veten dhe për të qenë më e mirë për ata që e rrethojnë.
Pas anulimit të turneut “This Is Me… Live” për të fokusuar më shumë në jetën e saj personale, Lopez tha se dëshiron të vazhdojë të eksperimentojë me projekte të reja, qoftë në aktrim, muzikë, prodhim apo me zhvillimin e markës së saj “JLo Beauty”.