Celebrities Music Showbiz

Jessie J është super gati për t’ju rikthyer muzikës dhe ne nuk na mban më vendi…

Këngëtarja e famshme e hitit “Nobody’s perfect”, Jessie J, prej kohësh nuk ka sjellur më asnjë projekt të ri muzikor. Më herët, artistja ka treguar se i janë dashur dy vite për të punuar për këngën që po sjell tani.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Jessie J ka paralajmëruar se një projekt i ri është gati dhe fansat kaq deshën për t’u emocionuar. Ndërkaq ajo ka shkruar:

Jam kaq gati! Po ti je?

Ne jemi gati dhe mezi po presim hitin e rradhës!

 

Rikujtojmë, se më 27 mars bukuroshja mbushi plot 33-vjeçe dhe vendosi të surprizojë të gjithë ndjekësit duke publikuar në Instagram një foto ku shihej ‘topless’, krahas së cilës ka shkruar “33”, që simbolizon moshën e saj.

Jessie J para pak kohësh ka bërë publike edhe romancën e saj më të re me partnerin, Max Pham Nguyen. Artistja e shumë hiteve botërore vitin e kaluar u nda nga aktori Channing Tatum dhe tani mesa duket po shijon në mënyrën më të mirë jetën e saj të re. 

Rikujtojmë se ajo ka dhënë një lajm jo fort të mirë për veten. Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin.