Gossip Showbiz

Nuk e kishit parë ndonjëherë kështu, Jessie J surprizon fansat me dukjen e fundit!

Më 27 mars ajo mbushi plot 33-vjeçe. Së fundmi, këngëtarja e famshme, Jessie J ka vendosur të surprizojë të gjithë ndjekësit e saj. Bukuroshja publikoi në Instagram një foto ku shihet topless, krahas së cilës ka shkruar “33”, që simbolizon moshën e saj.

E mrekullueshme duket, ju si mendoni?

Rikujtojmë, se në fund të muajit shkurt, Jessie bëri publike lidhjen e saj të re me Max Pham Nguyen. 33-vjeçarja e bëri të ditur romancën nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shihej së bashku me të dashurin.

Kujtojmë se Jessie ka qenë e lidhur me aktorin e njohur, Channing Tatum dhe vitin e kaluar ata i dhanë fund romancës së tyre. Diva e shumë hiteve botërore dhe Tatum nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej 9 vitesh. Këngëtarja nuk u mundua të flasë as nëpër intervista e dalje publike, por në një këngë që do t’i ngelë kujtim përjetë.

Së fundmi gjithashtu këngëtarja e njohur britanike ka hapur zemrën me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka dhënë një lajm jo fort të mirë për veten. Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”.