Celebrities Gossip Showbiz

“Jeta kriminale”, ja çfarë zbulon së fundmi Ronela Hajati!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Prej disa kohësh Ronela ka lajmëruar se disa prej projekteve muzikore janë gati dhe albumi i saj thuajse ka përfunduar dhe duket se do të publikohet  së shpejti. Me flokët e shkurtra dhe ngjyrë gri, me një veshje shumë sportive dhe me një armë në brez, këngëtarja ka habitur ndjekësi. “JETA KRIMINALE” është kënga e parë që do të publikohet nga albumi “Bardh e zi”. Së fundmi Ronela ka treguar se kënga do të publikohet ditën e nesërme në orën 18:00.

Së fundmi Dafina Zeqiri dhe Ronela Hajati kanë publikuar video në shoqërinë e njëra-tjetrës, ku duken dhe shumë të afërta duke habitur ndjekësit në Instagram. Mes postimeve artistet kanë realizuar edhe trende në TikTok me këngën e re të Dafinës në bashkëpunim me Mozzik, duke ngjallur kështu dyshime se Dafina dhe Ronela po paralajmërojnë një bashkëpunim muzikor.