Gossip

JLo dhe i fejuari i saj anulojnë martesën?! Çfarë ka ndodhur me çiftin e famshëm?

Ata janë dyshja më e përfolur e showbiz-it ndërkombëtar. Bëhet fjalë për divën e muzikës pop, Jennifer Lopez dhe të fejuarin e saj, Alex Rodriguez. Dyshja e famshme këtë vit kishin planifikuar që të martoheshin por mesa duket pandemia ju ka anuluar gjithçka.

Çifti i njohur dhe shumë simpatik kishin menduar të kurorëzonin dashurinë në Itali, por nuk arritën ta bënin ëndrrën realitet. Në një intervistë për “Radio Andy”, Jennifer ka folur për planet e saj të martesës.

Kemi folur për këtë gjë patjetër. Ishte vërtetë e trishtë, sepse ne supozonim që të martoheshim në qershor dhe ksihim planifikuar gjithçka. Kështu që në mars ose prill po shikonim dhe thamë ‘ndoshta kjo nuk do të ndodhë’. Më pas ne anuluam gjithçka, sepse Italia ishte vendi më i prekur në botë. 

Ajo është shprehur se ky moment ju dha mundësinë që të ndalonin dhe të mendonin, nëse duhet të nxitojnë vërtetë në këtë gjë. Ajo tha se mbase martesa mund të vijë më vonë, por nuk e dinë ende këtë gjë.

Na dha një moment pauze për të menduar. Dhe unë mendoj se është diçka që ndoshta është ende e rëndësishme për ne, por nuk kemi pse nxitohemi. Do të ndodhë kur të ndodhë.

JLo dhe Rodriguez janë së bashku me njëri tjetrin që nga shkurti i vitit 2017.