Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Jo një, por tre projekte të reja/Sardi Strugaj zbulon detajet e këngës që është duke xhiruar!

Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë këngëtari i njohur Sardi Strugaj. Ai ka qenë aktualisht duke xhiruar për videoklipin e këngës së tij më të re, por ka gjetur pak kohë për të bërë një bashkëbisedim të këndshëm dhe për të na treguar më shumë mbi këtë projekt dhe jo vetëm…

Jam duke xhiruar këngën e re. Për momentin titulli është “Ndoshta je mirë”, por ndoshta më vonë e ndryshojmë. Videoja ka ‘theme’ qytetin, kështu që jemi duke e xhiruar në Tiranë.

Duke pasur parasysh dhe eksperiencën në “Dancing With The Stars”, a do e shohim Sardin me koreografi në këtë projekt?

Jo. Koreografinë po e përgatis për të premten dhe nuk kisha mundësi të përgatitesha dhe për videon. Ajo që po mendoj në fakt, është që kemi krijuar një ide që do të ketë një koreografi me zhanrin tim të preferuar, kontemporane. Por që do të jetë në një video tjetër.

Kur vjen projekti që po xhiron?

Kënga besoj se do të dalë për një javë. Është berë para një jave dhe e kisha shumë të rëndësishme që ta nxirrja në dhjetor. Prandaj po nxitojmë pak. Ka pasur shumë raste që më kanë dalë mirë këto gjërat që bëhen pak më me nxitim nga ai ritmi i zakonshëm.

A është kjo kënga me të cilën do të merrje pjesë në Festivalin e Fundvitit?

Nuk është kjo. Ajo është një këngë tjetër që do të dalë nga fundi i muajit. Pra, do të vijnë dy këngë, dhe një tjetër do të jetë bashkëpunim, shumë shpejt dhe ajo.