Celebrities Showbiz

John Travolta risjell në kujtesë momentin kur ka vallëzuar me Princeshën Diana…

Aktori i njohur John Travolta, së fundmi ka kujtuar momentin kur ai vallëzoi me Princeshën Diana, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985. Në një intervistë për një dokumentar të ri, “In Their Own Words”, aktori 67-vjeçar përshkroi momentin kur kërceu me Princeshën teksa solli në kujtesë fotografitë që u shpërndanë në të gjithë botën. Travolta u shpreh:

Rreth orës 10 të natës, Nancy Reagan erdhi dhe më tha: “Për princeshën, fantazia e saj është të kërcejë me ty. A do të vallëzosh me të sonte?” Dhe unë i thashë “Po, sigurisht”.

Aktori shtoi se ishte shumë i emocionuar gjatë gjithë kohës dhe vendosi që të shkonte t’i kërkonte asaj një vallëzim.

Zemra ime fillon të rrahë shpejt, unë e prek atë në shpatull dhe ajo kthehet dhe më shikon mua. Ajo kishte një lloj të veçantë vështrimi, ngriti sytë mbi mua dhe unë i thashë: “A do të të interesonte të kërceje me mua?” Ishte një moment i paharrueshëm.

Vizita e Dianës në Shtëpinë e Bardhë ishte pjesë e udhëtimit të parë zyrtar të saj dhe Princit Charles në SHBA. Çifti ishin të martuar prej katër vitesh dhe sapo kishin mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, Princin Harry. Fotografitë e vallëzimit u kapën nga fotografi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza të cilat tregonin Dianën me një fustan mbrëmjeje madhështor të stiluar nga Victor Edelstein.