Showbiz

“Joker” shpallet filmi më i suksesshëm i momentit në “Box Office”

Një antagonist ja kalon tjetrit! Bëhet fjalë për “Joker-in” i cili sapo i zuri vendin e parë “Maleficent: Mistres of Evil” në “Box Office”.

Dy realizimet më të reja filmike kanë qenë kokë më kokë ditët e fundit për nga fitimet por tashmë është “Joker” me Joaquin Phoenix, renditet i pari.

Filmi me personazhin famëkeq ka grumbulluar 18.9 milionë dollarë nga shitjet e biletave dhe 849 milionë dollarë fitime në total në të gjithë botën duke e shndërruar atë në filmin më të suksesshëm të “Box Office” deri tani.