Celebrities Gossip Showbiz

Jon Bon Jovi e konfirmon, djali i tij Jake është martuar me Millie Bobby Brown!

Jon Bon Jovi konfirmoi se djali i tij Jake dhe Millie Bobby Brown u martuan pak kohë më parë dhe dha detaje rreth dasmës. Legjenda e rock-ut ishte i ftuar në një emision të BBC-së dhe tha për dasmën e 22-vjeçarit Jake Bon Jovi dhe yllit 20-vjeçar të ‘Stranger Things’ se:

Ishte një martesë shumë e vogël familjare dhe nusja ishte e bukur dhe Jake është i lumtur.

Sipas TMZ, Brown dhe Bon Jovi u panë në zonën Hamptons të Nju Jorkut, me unazat e martesës dhe kështu u përhap lajmi se ata janë martuar. Disa ditë më parë, The Sun raportoi se Brown dhe Bon Jovi lidhën kurorë në një ceremoni fundjavën e kaluar, por po planifikojnë gjithashtu një ceremoni të madhe diku më vonë këtë vit. Të dy filluan të takoheshin në vitin 2021 para se të fejoheshin vitin e kaluar.

Rikujtojmë se Bon Jovi së fundmi ka pranuar se e ka kaluar kufirin disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me gruan e tij, Dorothea Hurley. Duke folur për Independent, ylli 62-vjeçar i rock-ut tha:

Këto janë të gjitha klishe të shkëlqyera. Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare.

Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq gjatë për shkak të durimit të gruas së tij dhe tolerancës ndaj tradhtisë së tij ndër vite. Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë një admirim të ndërsjellë dhe janë mjaft me fat që janë rritur së bashku. Bon Jovi pranoi se ishte penduar për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore në këngën e tij të vitit 1993, “Bed of Roses”. Në vitin 1980, dyshja nisën historinë e tyre të dashurisë, ndjetën 3 vjet së bashku dhe më pas u ndanë. Në vitin 1984, pas një turneu botëror me grupin, ai e kërkoi atë dhe i kërkoi që të ktheheshin bashkë dhe instruktorja e karatesë tha ‘Po’.