Celebrities Gossip Showbiz

Jori flet për Bled Manen: “Është shumë provokues, ndonjëherë e tepron…”

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë, se nga nominimi i fundit u eleminua Fotinia. Ndërkohë, së fundmi, Jori është shprehur për Bledin.

Bledi është shumë i zgjuar, shumë i kulturuar. Më pëlqen se mëson shumë gjëra prej tij. Është shumë provokues, ndonjëherë e tepron, me mua jo. Ky format ka nevojë për kulturë.