Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Lorenc Kaja dhe Livia Lozi flasin për rolet e tyre në filmin “Guxim”: “Do më japë një dorë për vazhdimësinë…”

Të ftuar në “Live From Tirana” kanë qenë Lorenc Kaja dhe Livia Lozi, dy nga aktorët e filmit më të ri “Guxim”. Filmi vjen me skenar dhe regji të Drilon Hoxhës dhe në bashkëpunim me Top Channel Films dhe ka premierën e madhe në 5 Prill në Cineplexx TEG. Livia dhe Lorenci na kanë folur më shumë mbi personazhet e tyre në “Guxim”, punën e madhe që kanë bërës, si dhe pritshmëritë e tyre në vazhdim…

Si ka qenë kjo ekperiencë për Livian duke qenë se është hera e saj e parë në një film?

Është hera e parë që marr pjesë në një film, aq më tepër si protagoniste. Jam me fat sepse jam ende në vit të dytë në Akademinë e Arteve. Jam ndierë shumë mirë dhe lirshëm edhe nga mbështetja dhe dashuria që më kanë dhënë edhe në backstage. Personazhi im është Laura. Është e vështirë sepse kisha të bëja me dy peresonazhe djem dhe je mes dy zjarresh. Ishte e vështirë pjesa me Myzaferin sepse ka të bëjë mosha dhe eksperienca. Por përfshihesha në rolin që bëja dhe e harroja çdo gjë.

Po Lorenci si është ndierë në këtë film me personazhin e tij?

Duhet të falënderoj Drilonin, është hera e dytë që jam në një film të tij. Duke parë vlerat e mia si aktor, më ka dhënë këtë rol që është pika lidhëse e vazhdimësisë. Është rol goxha i vështirë që më duhet ta punoja goxha. Besoj se ia kam arritur, por publiku që do e shohë do japë vlerësimin. Aktori kur merr skenarin fillon e analizon dhe futet në lëkurën e personazhit. Ishte një personazh goxha i luhatshëm, nga pozitv në negativ. Ka lëvizje të menjëhershme, duhet të kishte 2-3 gjendje brenda një skene. Dhe këtu ishte vështirësia. Une e kam fituar këtë rol me audicion. Ka zgjatur 1 minut, një dialog i shkurtër. Edhe vetë regjisori do që të bindet, është më mirë kështu. Dtiloni më tha se edhe kur e ka shkruar skenarin më ka vizatuar mua. Por me audicionin u bind. Është një personazh që do më japë goxha dorë për vazhdimësinë.

Ndërkohë, Lorenci ka dhe një skenë reale në film, ku Driloni e godet me shuplakë. Ja si shprehet ai për këtë:

Kam ndenjur me një qese akulli ne nofull për tre ditë. Më lëvizi nofulla. (qesh) I thashë Drilonit që ta bëjmë reale, që të paktën te shpulla duhet të bënim 2-3 dubla, sepse grushtet janë gjë tjetër. Me shpullë reale kemi bërë 2 dubla.

Si ka qenë për Livian të punonte me Drilonin, duke qenë se në film ata janë një çift?

Me Drilonin kishim kimi, shkonim bashkë. Edhe jashtë kamerave na thonin që dukeshim realë. Rrinim në backstage bashkë. Ai të mëson, të jep këshilla, që të jesh sa më e lirshme. Për këtë dua ta falënderoj.