Celebrities Lifestyle

Vlogeri me fitimet më të larta në histori!

Vlogeri me fitimet më të larta në histori është Jimmy Donaldson i njohur si MrBeast nga videot e tij t pafundme në YouTube. Vetëm në vitin 2021, Jimmy fitoi 54 milionë dollarë dhe kanali i tij aktualisht është i teti me më shumë abonentë në të gjithë YouTube. 23-vjeçari ka 88.3 milionë abonentë në YouTube dhe videot e tij kanë më shumë se 10 miliardë shikime.

Ai filloi të publikojë në këtë platformë në fillim të vitit 2012. Ai u bë një sensacion në internet pasi videoja e tij e quajtur ‘Counting to 100,000’ u pa dhjetë mijë herë në vetëm pak ditë në 2017. Ai u bë i njohur falë videove të tij me sfida, detyra të vështira apo mbijetesë. Në vendin e dytë të YouTube-ërsave më të paguar është Ryan Kaji dhe në vendin e tretë është Jake Paul.

Rikujtojmë, se revista ‘Forbes’ ka publikuar së fundmi listën e TikTok-ërsave më të paguar të vitit 2021. Motrat Charli dhe Dixie D’Amelio vazhdojnë të kryesojnë listën, por ka edhe emra të tjerë. Vitin e fundit, TikTok është bërë një nga rrjetet sociale më të përdorura, duke çuar në një rritje të të ardhurave për yjet e ndryshëm të rrjetit social kinez.

Të ardhurat e motrave që kryesojnë listën janë rritur me 200% në krahasim me vitin 2020 dhe kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së numrit të aktiviteteve të kryera jashtë TikTok, si koncerte dhe shfaqje televizive (The D’Amelio Show në Hulu), të cilat rrisin vlerën e çdo postimi të vetëm të sponsorizuar. Ndërkaq, njihuni në këtë link me 7 TikTok-ërsat më të paguar të vitit 2021.